Mili Dueli 2020

🇦🇱 Mili Dueli 2020 – Konkurs ndërkombëtar i poezisë (pa tarifë aplikimi, hyrje e lirë!)

Contact E-mail: mili.dueli@hotmail.com

Jajce, Bosnia and Herzegovina, Europe

Date: February 20, 2020

NJOFTIM

Ftojmë të gjithë poetët e afirmuar dhe jo të afirmuar, nga e gjithë bota, të marrin pjesë në konkursin më të njohur e të dashur poetik në Ballkan, Mili Dueli ( Duelet e ëmbla ). Pjesëmarrja lidhet ngushtësisht me promovimin e poezisë dhe dialogun ndërkulturor, ndërmjet poetëve të të gjithë botës, veçanërisht ndërmjet trevave ballkanike. Autorët prezantohen në faqen zyrtare të Mili Dueli, ku dhe kanë mundësi të takojnë njëri-tjetrin, të shkëmbejnë njohuritë e tyre poetike dhe jo vetëm, dhe të marrin çmime.
Përgjatë shtatë sezoneve , kemi prezantuar më shumë se 1500 autorë, nga më shumë se 45 vende nga e gjithë bota. Nëse nuk je nga Bosnia dhe Herzegovina, jemi të lumtur të të mirëpresim ty dhe kulturën e vendit tënd. Juria jonë, nërkohë, është ndërkombëtare, promovuese e diversitetit, gjithashtu.

Mili Dueli
Mili Dueli Online Balkan Poetry Contest

SI TE APLIKOSH:

Qëkur Mili Dueli ka profilin e një konkursi ndërkombëtar, autorë që vijnë nga çdo vend i botës, mund të ndihen të lirë të aplikojnë ( pa kufizime moshore, pa tarifë pjesëmarrjeje ), i vetmi kusht është që të jeni ju dhe vetëm ju, krijuesi i vetëm dhe origjinal i shkrimit tuaj.

Shënim: Pjesëmarrësit e mëparshëm të Mili Dueli mund të marrin pjesë sërish, me përjashtim të fituesve të shtatë sezoneve të Mili Dueli, të cilëve nuk u lejohet një pjesëmarrje e dytë.

METODA E APLIKIMIT: Mund të aplikoni në këtë konkurs, duke klikuar KËTU. Aty do të gjeni udhëzime të detajuara rreth informacionit që ju nevojitet për poezinë aplikuese.

 

Cmimet:

1- Cmimi i madh: Plaque + Laureate “ Mili Dueli” ( poeti i vitit 2020 )
2- Plaque për 10 vendet e para, që mbërrijnë finalen e konkursit.
3- Plaque pë pozicionin më të mirë, që përfshin pjesën Ballkanike ( Bosnia dhe Herzegovina, Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Slloveni, Maqedoni, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri ).
4- Plaque për pozicionin më të mirë, që përfshin Diasporën ( Balich Award ).

Nderime të veçanta:
Al Baquain Award: për njeriun, që përgjatë këtij konkursi është më aktiv dhe i përfshirë në njohjen dhe ndërveprimin e poetëve përmes medias, në përputhje dhe me atë çka kërkon projekti Mili Dueli.
Aga Award: Një çmim i dedikuar klipit më të shikuar të poezisë së autorit në finale, në nder të finalistit që tragjikisht ndërroi jetë përgjatë Mili Dueli 2019.

*Autorët me të cilët ne nuk bashkëpunojmë, nuk do të njihen dhe promovohen nga ne. Detaje më të hollësishme do të publikohen zyrtarisht nga Mili Dueli i këtij sezoni, përfshirë poetët e rinj pjesëmarrës, por dhe ato të sezoneve të mëparshme.

Fundi i aplikimit: 31 Maj, 2020

Organizatori do të përzgjedhë në qershor, aplikimet më të suksesshme, të cilat do të lajmërohen prej tij nëpërmjet një njoftimi privat, se kanë kaluar automatikisht në fazën e dytë të konkursit.

 

RRETH MILI DUELI:

Mili Dueli është një konkurs, që promovon kulturën, artin, dhe toleranën në Ballkan. Projekti nisi, themeluar dhe frymëzuar nga Nermin Delic, poet boshnjak. Konkursi poetik në të cilin po planifikon të aplikosh është një format online. Ndiq çdo gjë përmes komfortit të shtëpisë, përmes rrjeteve sociale Facebook dhe faqes zyrtare të konkursit.
Pas kalimit të fazës së parë, bëhesh gati me një poezi të dytë konkuruese, për të cilën, diskuton me mentorin udhëheqës, i cili bën zgjedhjen e grupit përkatës të poetëve që do të ndjekë, dhe nën drejtimin dhe këshillat e tij, kalon në gjykimin professional të një jurie të afirmuar, prej së cilës mund të kalosh ose jo në një faze tjetër.
Një mundësi e shkëlqyer, për këdo që dëshiron kritika profesionale letrare rreth poezive të tij, apo për çdo poet të ri në fushën e të shkruarit, për shfaqjen dhe rritjen hap pas hapi të pasionit të tij.

Revista e famshme amerikane Forbes, shkroi për projektin Mili Dueli, duke e karakterizuar atë konkursin më të njohur të zonës Ballkanike, duke i veshur vlerat e një takimi miqësor, artistik e kaq modest mes njerërzve, që ndajnë një të përbashkët të vyer, të shtrenjtë: poezinë.
Në 2018-ën, për esenë mbi të punuarin rreth këtij projekti, organizatori Nermin Delic, mori çmimin UNESCO Peace Prize in Japan ( çmimi i paqes në Japoni ), ndëkohë që në të njëjtin vit merr çmimin “ Man of the Year Award” në Bosnia dhe Herzegovinë për idenë krejtësisht origjinale dhe punën vullnetare rreth këtij projekti.

Nga shtatë sezonet e kaluara, fituesit janë këto:

Dijana Stevanovic Uherek ( Serbi )
Enea Hotic ( BiH )
Angela Turukalo ( Mal i Zi )
Ante Jezercic ( Kroaci )
Lela Zjajo ( Gjermani )
Stefan Lazarevic ( Serbi )
Iryna Fingerova ( Ukrainë )
Nikola Ismail ( Serbi )

Cdo vit, koncepti i konkursit është i njëjtë, rregullat nga sezoni në sezon dhe nga raundi në raund ndryshojnë, për hir të ndërveprimit, interesit, euforisë, por edhe objektivave maksimale të secilit.
Për kulturën, tolerancën, poezinë…
Ne ju mirëpresim!

(Mili Dueli)

 

Translation: Sarah Isufi, Albanian poet

Podijeli

Odgovori

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.